INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga raporti me Kiarën tek arsyeja pse e fshiu nga miqtë Luizin, Efi flet për herë të parë

Nga raporti me Kiarën tek arsyeja pse e fshiu nga miqtë Luizin, Efi flet për herë të parë

Publikuar më: 13:27 26-09-2023

Efi prej kohësh ka qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe intervistave. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në Shqipëria Live ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta. Ajo ka sqaruar dhe një herë raportin me Luizin dhe Kiarën.

Efi u shpreh se nuk dëshiron të flasë më për Luizin, por theksoi se nuk i kanë pëlqyer reagimet e tij prandaj e ka hequr nga Instagrami.

“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.

Për sa i përket Kiarës, Efi u shpreh:

“Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.

Efi po punon në projektin e Lori Caffe dhe së shpejti do të zbulohen detaje të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557