INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Kiara Tito dhe Butrinti te Elvana Gjata e Getoari! Çiftet SHQIPTARE që janë ndarë dhe nuk e pranuan KURRË që ishin bashkë [FOTO]

Nga Kiara Tito dhe Butrinti te Elvana Gjata e Getoari! Çiftet SHQIPTARE që janë ndarë dhe nuk e pranuan KURRË që ishin bashkë [FOTO]

Publikuar më: 19:26 09-03-2019

Në një botë si kjo që jetojmë sot, ku çdokush ka akses në internet, privatësia e çifteve të famshme është cenuar shpesh herë dhe janë zbuluar lidhje që nuk na i merrte mendja në showbiz-in shqiptar.

Por ka dhe nga ata të famshëm që pavarësisht se janë kapur mat me njëri-tjetrin, e kanë mohuar lidhjen dhe kanë vijuar në fshehtësi marrëdhënien deri në çastin që gjithçka ka marrë fund. “Iconstyle.al” sjell sot disa nga lidhjet e fshehta të të famshmëve shqiptarë që përfunduan pa u konfirmuar kurrë:

Era Istrefi dhe Faton Shoshi

SHIS.jpg

 

Ata janë përfolur vazhdimisht për një lidhje dashurie mes tyre, por asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht. Fatoni ishte kudo ku ishte dhe Era dhe këtë e mbulonin me faktin që ai ishte menaxheri i saj. Era Istrefi dhe Faton Shoshi i dhanë fund kontratës së tyre muzikore në muajin nëntor 2018, duke shënuar kështu edhe fundin e lidhjes. Faton Shoshi në një intervistë të dhënë kohë më parë zbuloi se ndarja kishte ardhur pas disa mosmarrëveshjeve në lidhje me punën. “E vërteta është se kemi pasur disa mosmarrëveshje të vogla, nuk kam pas veç me Erën por edhe me labelin me të cilin bashkëpunojmë edhe vendosëm që t’i ndajmë rrugët. E vërtetë që nuk jemi bashkë, i kemi nda rrugët, jemi miq nuk kemi asgjë të keqe mes vete. Jemi nda paqësisht”, është shprehur Shoshi.

Klea Huta dhe Gabriele Mezini

 

KLEA.jpg

Çifti u pa bashkë rreth 5 vite më parë, teksa filluan të përfliteshin për një marrëdhënie romantike mes tyre. Por gjërat ndryshuan për moderatoren Klea Huta dhe futbollistin Gabriel Mezini të cilët u ndanë në vitin 2016. Ata fshinë të gjitha fotot që kishin së bashku, si nga Instagrami, ashtu edhe nga Facebook-u.

Ronela Hajati dhe Stine

RONELA.jpg

 

Ronela Hajati ka pasur një romancë me Stinen dhe çifti janë treguar disi të rezervuar sa u përket daljeve në publik. Lajmi u përhap kur dyshja u pa duke u puthur në një nga club-et e Tiranës. Nuk e dimë çfarë e solli ftohjen e marrëdhënies së tyre, madje dhe ndarjen, por sot pas kaq vitesh dy ish-at flasin madje kanë ndarë edhe skenën bashkë.

Ilda Bejleri dhe Klevis Balliu

ILDA.jpg

 

Ata nuk publikuan asnjë foto bashkë dhe nuk pranuan asgjë nëpër intervista, pavarësisht se ishin fotografuar shpesh herë bashkë duke bërë shëtitje të gjata në mbrëmje. Në prill të vitit të kaluar, moderatorja dhe politikani u mësua se i dhanë fund romancës së tyre. Por më pas çifti u ribashkua, madje duke i bërë gjërat më serioze pasi në verën e 2018-s planifikuan të bashkëjetonin. Sot burime për “Gazetën Shqiptare” tregojnë se Ilda dhe Klevisi janë ndarë përfundimisht.

Angela Martini dhe Ledri Vula

LEDRI.jpg

 

Ledri ishte përfolur prej kohësh për një lidhje me modelen seksi. Rikthimi i tyre në klipin “Got ur back” u komentua si një rinisje nga e para si çift të dashuruarish. Por deri kur mori fund historia e tij me modelen Anxhela Martini, Ledri nuk kishte folur. Më pas në një intervistë për gazetën “Panorama” ai rrëfeu për herë të parë se largësia ishte shkaktarja e ndarjes: “Historia shkoi drejt fundit krejt normalisht, ajo në rrugën e saj dhe unë në timen. Po besoj që largësia edhe angazhimet e shumta nga të dy kanë qenë problemi kryesor, që çuan në ndarje”.

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi

ELVNA.jpg

 

Ka qenë një ndër bashkëpunimet më të forta dhe më të gjata, por mori fund në një mënyrë që as Flori dhe as Elvana nuk dhanë një arsye bindëse. Të dy artistët kanë folur për ekzistencën e një dashurie të përbashkët për artin, por jo për njëri-tjetrin. Në kulmin e bashkëpunimit të tyre në vitin 2016, u përfol se dyshja ndante të njëjtën dhomë gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë për koncerte. Por asnjëherë nuk pati një konfirmim për lidhje nga palët, duke e bërë kështu një nga ato lidhjet e fshehta që përfundoi pa u konfirmuar kurrë.

Elvana Gjata dhe Getoar Selimi

SAR.jpg

 

Përveç muzikës, reperi i njohur Getoar Selimi është i njohur edhe për numrin e madh të të dashurave të famshme që ka pasur ndër vite. Rreth 9 vite më parë Geti kishte një lidhje shumë të afërt me këngëtaren e njohur Elvana Gjata, lidhje që u përfol shumë por asnjë nga çifti nuk e konfirmoi kurrë. Elvanën dhe Getoarin i lidhi muzika. Ata sollën dy këngë së bashku “Mamës” dhe “Të dy”. Për shumë muaj ata u panë teksa shoqëroheshin së bashku por sot nuk ruajnë më asnjë raport.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri

IMERI.png

 

Dyshja mund të thuhet me plot gojë, se ka pasur një histori të fshehtë që nuk kanë dashur ta tregojnë për fansat. Këngëtari Butrint Imeri u përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren simpatike Kiara Tito. Çifti madje u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime. Dhe ashtu pa u konfirmuar ende, lidhja mes tyre duket se ka marrë fund.

Liberta Spahiu dhe Getoar Selimi

SELIMI.jpg

 

Sot reperi Getoar Selimi është lumturisht i martuar me moderatoren Marina Vjollca, por para saj ai ka pasur një lidhje vërtet serioze me një tjetër moderatore, Liberta Spahiun. Të gjitha mediat flisnin për ta dhe askush prej tyre nuk foli në publik për lidhjen që kishin. Gjithçka u konfirmua pas ndarjes, kur më në fund Liberta tregoi edhe arsyen se pse i dha fund lidhjes së saj me reperin. Moderatorja tha se kishte pasur probleme dhe mosmarrëveshje me Getoarin për shkak të punës së saj si gazetare. “Unë më shumë e dua punën time se gjithçka tjetër”, tha Liberta duke u dhënë fund aludimeve për ndarjen.

Elita Rudi dhe Bekim Balaj

BEKIM.jpg

 

Ndonëse u përpoqën ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj dhe prezantuesja Elita Rudi, nuk u rezistonin dot fotove që publikonin nga i njëjti vend. Raporti mes tyre dukej si një romancë që do të celebrohej një ditë, por ata i dhanë fund lidhjes ende pa e konfirmuar. Sipas miqve të përbashkët, arsyeja e ndarjes u bë kontrata e re e futbollistit. “Të dy e dinin që, nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte”, tregojnë burimet, sipas të cilave ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes. Nga ana e tij, për shkak të regjimit që i duhet një futbollisti dhe stërvitjeve të përditshme, Bekimi e kishte të pamundur të udhëtonte shpesh. Kështu Bekim Balaj dhe Elita Rudi zgjodhën të mos rrezikonin me një lidhje në distancë.

Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu

FATMIR.jpg

 

Angela Martini është cilësuar gjithnjë si “sebepi i ndarjes” mes çiftit Anxhelina Hadëgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu. Vajza e këngëtares Albërie Hadergjonaj e ka quajtur serioze lidhjen e saj të gjatë me djalin e biznesmenit, por ka hedhur poshtë faktin që Angela Martini ka qenë shkak i ndarjes së saj nga Fatmiri, ndonëse ata janë parë së bashku në Tiranë duke festuar. “Ka qenë serioze, po me Fatmirin… nuk ka qenë fare Angela arsye e ndarjes. Ne të dy kemi qenë larg për dy vjet dhe normalisht jemi rritur. Ai i ka pasur gjërat e veta këtu, unë të miat”, ka thënë Anxhelina. Por nëse vërtet ka pasur diçka mes Angela Martinin dhe Fatmir Hysenbelliut, kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Ajo që dimë sot është se çifti nuk janë më bashkë. Angela është e martuar me biznesmenin rumun Dragos Savulescu ndërsa Fatmiri mbetet beqari më simpatik (me sa dimë)./iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0043299198150635