INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e liroi! Por Prokuroria e Tiranës apelon vendimin për të fejuarin e Evana Gjatës, Ervin Matën

Gjykata e liroi! Por Prokuroria e Tiranës apelon vendimin për të fejuarin e Evana Gjatës, Ervin Matën

Publikuar më: 11:33 08-03-2019

Pasi Gjykata e liroi, Prokuroria ka vendosur të apelojë vendimin për Ervin Matën, i përfshirë në ngjarjen e ish Blllokut më 4 tetor të vitit të kaluar.

Pak ditë më parë, gjykata dha masën 'detyrim paraqitje' për Matën, dy ditë pasi ky i fundit ishte vetëdorëzuar, pas disa muajsh në arrati.
Neësbomb mëson se Prokuroria i kërkon apelit masën 'arrest me burg' për Matën.

Ngjarja e 4 tetorit 2018:

Sherri fillimisht ka nisur mes komandos Mervjol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.
Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Mervjol Bilo t'i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Article Logic
Execution time: 0.0018429756164551