INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas DORËZIMIT në polici, flet partneri i Elvana Gjatës: Ika se u frikësova! Nuk kam lidhje me...

Pas DORËZIMIT në polici, flet partneri i Elvana Gjatës: Ika se u frikësova! Nuk kam lidhje me...

Publikuar më: 18:01 02-03-2019

“Ika se u frikësova, unë nuk kam lidhje me vrasjen”

Kështu e ka arsyetuar arratisjen nga drejtësia biznesmeni Ervin Mata, i cili u dorëzua mbrëmjen e djeshme në polici pasi ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e 4 tetorit 2018, në zonën e ish-Bllokut.

Në dëshminë e dhënë për uniformat blu, Mata ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje duke deklaruar se e sulmuan dhe se nuk është ai autori i vrasjes së Fabiol Gaxhës.

“Nuk kam lidhje me vrasjen, mua më sulmuan. Ika nga vendi i ngjarjes se u frikësova. Nuk e kam vrarë unë fabiol Gaxhën”, ka deklaruar Mata në polici për konfliktin në lokal ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Sherri nisi fillimisht mes komandos Mervjol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Mervjol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë, duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Pas përplasjes me armë Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin të kërkuar nga drejtësia.

Mata është dorëzuar mbrëmjen e djeshme ndërsa Bilo vazhdon të jetë ende në kërkim.

Shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës, raporton Shqiptarja.com.

Article Logic
Execution time: 0.0022969245910645