INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja e tmerrshme në Itali, shqiptari i ngul thikën gruas në mes të rrugës

Ngjarja e tmerrshme në Itali, shqiptari i ngul thikën gruas në mes të rrugës

Publikuar më: 21:36 02-03-2019

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur sot qytetin e Bolzanos në Itali.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se një 29-vjeçar ka qëlluar me thikë në mes të rrugës bashkëshorten e tij. Kalimtarët janë tmerruar kur kanë parë momentin kur bashkëshorti pas sherrit ka qëlluar me thikë gruan.

Sipas mediave italiane, gruaja 29-vjeçare është shtruar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është goditur nga burri në momentin kur po mbante në krah foshnjën e vogël vetëm disa muajsh.

Pas ngjarjes, shqiptari ka tentuar të largohet, por kanë qenë kalimtarët e rastit që e kanë ndaluar deri në kohën kur erdhi policia. Ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828