INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga çmenduria më e madhe që ka bërë për dikë e deri tek pëlqimi për ‘çunat e këqinj’’, Kejvina flet troç: Ish-in e mbaja me…

Nga çmenduria më e madhe që ka bërë për dikë e deri tek pëlqimi për ‘çunat e këqinj’’, Kejvina flet troç: Ish-in e mbaja me…

Publikuar më: 15:33 01-12-2022

Modelja Kejvina Kthella ka qenë së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra”. Ajo foli për jetën e saj personale si dhe u ndal edhe tek partneri ideal për të.

“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, bjond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë”- shtoi bukuroshja e ekranit.

Jo vetëm kaq po ajo tha se pëlqen shumë ‘djemtë e këqinj”. Gjithashtu, tregoi edhe një episod që i ka ndodhur teksa ka qenë në një lidhje me dikë.

“Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘bad-boys’”, vijoi Kejvina.

A i pëlqen ajo çmendurirat në një lidhje dashurie dhe a ka bërë? Ja si u përgjigj:

“Kam bërë çmendurira. Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Nëse e them sa orë fluturim, e kuptoni se ku pastaj. Edhe për mua kanë bërë çmendurira. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj WhatsApp-in tim”- tha Kejvina.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883