INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar: Më pëlqën të luaj me Pogba dhe të fitoj Botërorin me Brazilin

Neymar: Më pëlqën të luaj me Pogba dhe të fitoj Botërorin me Brazilin

Publikuar më: 18:33 07-04-2016

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar , iu përgjigj shumë pyetjeve të shpejta në faqen e internetit të La Liga. Ai i përgjigj se shoku më i mirë i tij në botën e futbollit është Dani Alves, me të cilin luan në “Camp Nou”. Gjithashtu, sulmuesi brazilian ka shtuar se do të dëshironte të luante me Paul Pogba.

“Ai është i ri, por më pëlqen si luan, se si i bën gjërat. Personalisht do të doja të ndërroja fanellën me të. E mirëpres edhe te Barcelona”, – tha sulmuesi nga Sao Paulo për francezin që aktivizohet në rradhet e Juventus.

Për më tepër, Neymar ka thënë Messi mbetet “futbollisti më i aftë” te Barça, ndërsa përsëriti se Robinho ishte lojtari, i cili e kishte frymëzuar kur ishte i vogël. Neymar nuk tregoi asnjë dyshim në lidhje me ëndrrat e tij, si një profesionist: “Unë do të doja të fitoja një Kupë Bote dhe të shënoj një gol në finale.”

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211