INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbyllen 4 çerekfinalet e Ligës së Evropës, rezultate befasuese

Publikuar më: 09:16 08-04-2016

Europa League mbyll aktin e parë çerekfinal. Dortmund dhe Liverpul, takimi më i rëndësishëm i kësaj faze përfundojë në barazim 1-1. Klop rikthehet në Iduna Park dhe arrin të marri një barazim që i shërben shumë për ndeshjen e kthimit. Origi në minutën e 36-të kaloi Liverpulin në avantazh ndërsa Hummels në fillimin e pjesës së dytë vendosi gjithçka në baraspeshë duke e bërë dhe më interesant ndeshjen e kthimit.

Derbi spanjoll i shkon Seviljas që arrin një fitore me shumë peshë në fushën e Bilbaos. Një fitore me përmbysje që i jep nje bonus të madh për ndeshjen e kthimit. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Alduriz kaloi Bilbaon në avantazh në minutën e 48-të ndërsa Kolodziejczak dhe Iborra i dhuruan Seviljas fitoren në shifrat 1-2.

Fitore me shumë peshë arriti dhe Shaktar në fushën e Bragës me rezultatin 1-2. Takimi tjetër i kësaj faze në Europa League ndërmjet Vilareal dhe Sparta Pragës përfundojë 2-1 në favor të spanjollëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656