INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NEYMAR ishte shkaku? Reagon FERO dhe tregon se si po e përjeton ''ndarjen'' nga Arbenita: Jam duke vuajtur…

NEYMAR ishte shkaku? Reagon FERO dhe tregon se si po e përjeton ''ndarjen'' nga Arbenita: Jam duke vuajtur…

Publikuar më: 15:30 30-11-2022

Fero Fera dhe Arbenita Ismajli kanë qenë kryefjalë e mediave që prej ditës së djeshme. Shkak për këtë u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi. Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.

Fill pas kësaj u vu re që dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale. Në lidhje me gjithë këtë, më shpejt nga sa e prisnim ka reaguar i pari reperi.

“Live” në Instagram, duke përdorur nota tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Madje ai vazhdoi me ironinë duke thënë se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.

“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur,”-dëgjohej të thoshte Fero.

Një mënyrë e çuditshme reagimi kjo duhet pranuar, e cila ka habitur edhe fansat e reperit.

Vetëm disa javë më parë i ftuar në “Më Lër të Flas” Fero foli mbi marrëdhënien e tij me Arbenitën, duke u shprehur se gjithçka shkon shumë mirë.

“Me Arbentiën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0030150413513184