INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘New York Times’ shkruan për dorëheqjen e Xhafajt: Ndërkohë që vendi po lufton...

‘New York Times’ shkruan për dorëheqjen e Xhafajt: Ndërkohë që vendi po lufton...

Publikuar më: 11:55 27-10-2018

Dorëheqja e Fatmir Xhafës duket se ka bërë bujë edhe në mediet e huaja.

“Ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë qe vendi ballkanik përpiqet të luftojë më mirë korrupsionin dhe trafikimin e drogës”. Kështu e ka nisur raportimin “New York Times“, teksa shkruan sot për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, referuar Associated Press.

“Duke shkruar në faqen e tij të Twitter të shtunën, kryeministri Edi Rama tha se kishte pranuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim”- raporton me tej media prestigjoze.

Rama më pas emëroi Sander Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, si ministrin e ri te Brendshëm, duke thënë se ai do të sjellë “energji të re pozitive” në post.

Lleshi duhet të dekretohet pas kësaj nga presidenti dhe parlamenti para se të marrë zyrtarisht detyrën e re.
Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë përparësitë kryesore për Shqipërinë, e cila po kërkon të nisë negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.

Megjithëse goditjet e bëra, Shqipëria mbetet akoma një strehë për marijuanën dhe kontrabandën e drogës dhe një parajsë për pastrimin e parave të drogës.

Partia Demokratike përshëndeti dorëheqjen e Xhafaj si “një hap të rëndësishëm në luftën tonë për të pastruar politikën e krimit”.

PD kishte akuzuar Xhafaj për mbështetjen e aktiviteteve kriminale të vëllait të tij të lidhur me drogën, akuze qe Xhafaj kishte mohuar.

Paraardhësi i Xhafaj, Saimir Tahiri, është duke u hetuar për përfshirjen e dyshuar në një rrjet trafiku të drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0037691593170166