INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shkarkimit të Xhafës, Rama ka këtë mesazh edhe për Braçen

Pas shkarkimit të Xhafës, Rama ka këtë mesazh edhe për Braçen

Publikuar më: 11:51 27-10-2018

Kreu i qeverisë, Edi Rama nga Lushnja në një takim me banorë të zonës është ndalur në vendimin më të fundit të qeverisë, për mbylljen e kazinove dhe basteve, duke kaluar në falënderime të përveçme, mes të cilëve edhe për deputetin Erjon Braçe.

Duke kujtuar serinë e sulmeve dhe mesazheve kërcënuese në adrese të Braçes dhe deputeteve të Komisionit të Ekonomisë, Rama tha se kush e ka provuar, nuk e ka njohur.

“Falënderoj padyshim Erjon Braçen, që e shohin të vogël dhe iu duket i lehtë për ta sulmuar, por nuk e dinë që kur të kthehet mbrapsht është 5 herë sa unë, më mirë të më sulmosh mua 5 herë se s’ka rrezik sesa ta sulmosh Erjonin 1 herë”- tha Rama.

Mesazh të prerë ka dhënë për opozitën, teksa i ka kujtuar se janë të humbur dhe nuk kanë asnjë shans të fitojnë e t’i mundin.

“Janë të humbur me ne, nuk kanë shans të na mundin për një mije e një arsye që lidhen me njerëzit, nëse duhet të fitojnë duhet të fillojnë analizën nga vetja, jo ta hedhin fajin jashtë vetes dhe përtej kësaj ajo që na takon, vetë shkatërrimin e kanë zgjedhur vetë, ndërkohë që në rrugën e gjyqeve do ti çojmë me, do rrinë nëpër dyert e gjyqeve për një kohë të gjatë dhe do japin lekët kokërr më kokërr për çdo shpifje, kur s’do provojnë dot që ajo që kanë thënë është e vërtetë dhe do paguajnë. Me lekët e mbledhura nga pagesat e tyre ne do ngremë fondin e edukimit në PS dhe ato para do ti çojmë te nxënësit e shkollave, në çerdhe e kopsht”- tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752