INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj reagon sërish: Opozita e degraduar, përbuz shpifjet e komentet neveritëse të...

Xhafaj reagon sërish: Opozita e degraduar, përbuz shpifjet e komentet neveritëse të...

Publikuar më: 18:28 27-10-2018

Fatmir Xhafaj, ish-Ministri i Brendshëm ka reaguar sërish sot lidhur me akuzat e opozitës por edhe aludimet e dyshimet për prapaskena të artikuluara në media. Në një postim në Twitter, Xhafaj ka theksuar dhe njëherë se dorëheqja është bërë me vullnetin e tij të plotë.
Gjithashtu ai shprehet se komentet e opozitës i shikon si shenjë të degradimit politik.

“Këto orë kam marrë me qindra mesazhe vlerësimi dhe respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por edhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, me të cilët kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje.

Ju jam sinqerisht mirënjohës për këto mesazhe inkurajuese. I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua.

Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër.

Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo”, shkruan Xhafaj.

xhafatwiterre.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0044209957122803