INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse jeta juaj duket e shpifur, duhet të bëni sa më shpejt këto 10 gjëra. Nxitoni!

Nëse jeta juaj duket e shpifur, duhet të bëni sa më shpejt këto 10 gjëra. Nxitoni!

Publikuar më: 12:57 30-01-2018
Në një moment të caktuar të jetës, ndihemi shumë keq emocionalisht.
Nëse mendoni se vërtetë jeta jua shpif dhe nuk keni diçka interesante për të bërë, duhet patjetër të ndiqni këto këshilla. Sipas intv.al duhet të lexoni këto shprehje motivuese që të frymëzoheni të arrini qëllimet tuaja.
1. Hiqni murin imagjinar që vendosni për veten tuaj
Mos harroni se gjërat e mrekullueshme nuk vijnë nga një zonë e cila është e rehatshme. Nëse nuk guxoni, do qëndroni ende në atë zonën tuaj të mbyllur dhe nuk arrini asgjë të mirë. Monotonia është ajo që ju vret më shumë. Guxoni!
2. Përgatituni që të fitoni
Nuk është vullneti  ai që të bën të fitoni një çështje, por vullneti për t'u përgatitur për të fituar atë çështje. Edhe nëse nuk ju dalin gjërat ashtu si do donit ju, sërish duhet të përpiqeni. Nëse hiqni dorë, do të thotë se e keni pranuar humbjen.
3. Suksesi është një proces
Nëse në fillim nuk po arrini drejt suksesit, rëndësi ka që je duke ecur. Nuk ka rëndësi shpejtësia, por rezultati  përfundimtar.
4. Mos dyshoni te aftësitë tuaja
Ndjenja e dyshimit se nuk mund të bëni diçka, i bën njerëzit të mos duan të bëjnë shumë gjëra. Sipas intv.al nëse ndaleni për të bërë disa gjëra, do pengoni ecurinë e suksesit tuaj në të ardhmen.
5. Rrisni pritshmëritë
Ju mund të pretendoni të bëni, atë që edhe njerëzit e pushtetshëm bëjnë. Mos mendoni se jeni më ulët se të tjerët, asnjëherë nuk i dihet si shkon jeta.
6. I vetmi person që duhet të kujdeseni është vetja juaj
Mos harroni se çdo gjë vjen nga vetja juaj. Nëse nuk tregoni kujdesin maksimal për veten tuaj, mos pretendoni që të tjerët t’ju respektojnë.  Duajeni fillimisht veten tuaj dhe më pas shikoni të tjerët.
7. Edhe fitoret e vogla kanë rëndësi
Ndonjëherë mund të keni pasur rolin më të vogël në lidhje me diçka. Ndikimi, gjithashtu ka qenë i madh, gjë që tregon se duhet të festoni edhe për fitoret sado të vogla.
8. Tregojini ndjenjat tuaja
Nuk asgjë të keqe, të shpreheni lirshëm. Kjo është një shenjë e rrijtes së besimit që keni ndaj vetes suaj. 
9. Dështimet tuaja do ju ndihmojnë
Sipas intv.al nëse nuk dështoni te diçka, nuk do dini si ta përmirësoni atë. Duke dështuar, ju bëheni edhe më të fortë.
10. Shikoni të mirën te çdo gjë e keqe
Një shprehje thotë: “ Pas çdo të keqeje ka diçka të mirë”. Nëse arrini të shikoni të mirën, pas një të keqeje do jeni gjithmonë në rrugën e duhur drejt suksesit.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.00372314453125