INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat, Rama thirrje Lulzim Bashës, “Mendo për Shqipërinë, jo partinë”

Negociatat, Rama thirrje Lulzim Bashës, “Mendo për Shqipërinë, jo partinë”

Publikuar më: 17:21 29-05-2019

Ambasadori Luigi Soreca i ka dorëzuar personalisht raportin e Komisionit Europian Edi Ramës. Të dy përshëndetën raportin dhe më pas ata kthyen vëmendjen tek situata politike në Shqipëri. Soreca tha se kanë ngelur dhe pak javë deri sa Shqipëria do të marrë përgjigjen finale nga Këshilli Europian dhe për këtë arsye kërkoi që politika të gjejë gjuhën e përbashkët.“Duhet një vullnet i fortë politik për të kaluar përtej ndasive partiake. Kjo përpjekje e përbashkët do të thotë që të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuara sa i përket objektivit të integrimit europian. Prandaj ritheksojmë thirrjet që i kemi bërë gjatë muajve të fundit të gjitha partive për t’u angazhuar në dialog. Tri javët në vijim do të jenë kyçe, çdo shtet anëtar duhet të jetë plotësisht i bindur dhe çdo shtet anëtar ka procesin e vet të vendimmarrjes për këtë çështje”, deklaroi ambasadori.

Kurse Edi Rama mendon se nëse përgjigjja do jetë negative më shumë fajtore do të jetë opozita. Meqe ka edhe pak kohë ai i drejtoi sërish një ftesë Lulzim Bashës. “Deri në momentin e vendimmarrjes nga Këshilli Evropian është mirë që të mendojnë për Shqipërinë dhe jo për partinë. Nëse nuk do të kisha dyshim se si do të precipitoj lëvizja e opozitës, mund t’ju thoja se do të kishim një përgjigje positive, 100 për qind, por nuk e dimë lëvizjen. Edhe vendet të cilat kanë një qëndim më të ftohtë janë shumë pranë të thonë PO për çeljen e engociave, por nëse Shqipëria nëpërmjet opozitës rrugore ua mban dorën, dora mos të ngrihet”, tha Rama.
Duke u përgjigjur për propozimin e Presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Rama tha prerë se votimet do të bëhen më 30 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375