INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çelja e negociatave me Shqipërinë mund të shtyhet për në vjeshtë. Arsyet...

Çelja e negociatave me Shqipërinë mund të shtyhet për në vjeshtë. Arsyet...

Publikuar më: 11:00 23-05-2019

Në kohën kur pritet që Shqipëria të marrë përgjigje për çeljen e negociatave në qershor, po shtohen gjasat që vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të shtyhet për në vjeshtë.

DW në një artikull të publikuar sot me titull "Kur do të çelen negociatat e Shqipërisë me BE-në?'', shkruan se në Gjermani kanë dalë në pah kohët e fundit dallimet mes Partisë Socialdemokrate dhe Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial. Grindja e dy partive më të mëdha në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag) ka të bëjë me datën e votimit për çeljen e negociatave. 

Ndërkohë që socialdemokratët kërkojnë që votimi të bëhet sa më shpejt, pra, menjëherë pas publikimit të progres-raporteve të dy vendeve, Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial e ka caktuar datën e vendimit për 23 shtator.

 Një datë, me të cilën, ministri i shtetit Michael Roth, që është përfaqësuesi më i flaktë i qeverisë gjermane pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk është dakord. Siç e tha edhe një intervistë me Deutsche Welle-n, ai mendon se ka ardhur koha që BE-ja të mbajë premtimin e dhënë një vit më parë ndaj këtyre dy vendeve dhe të japë dritën e gjelbër për negociatat qysh në qershor. 

Por edhe pse Michael Roth është përfaqësues i ekzekutivit, nuk mund të thuhet ende me siguri nëse ky është qëndrimi përfundimtar i qeverisë gjermane. 

Kancelarja Angela Merkel nuk e ka shprehur akoma mendimin e saj për këtë çështje. Siç ka ndodhur edhe më parë, deputetët gjermanë të partisë CDU/CSU, pritet ta formulojnë mendimin e tyre edhe pasi të jenë konsultuar më parë me Francën. E kjo është shumë skeptike sidomos ndaj Shqipërisë, bëjnë të ditur, burime të DW në Bruksel. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, e cila së paku ka arritur të fitojë pikë me arritjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë dhe shmangien e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke u bërë kështu edhe vendi i vetëm në rajon pa konflikte me fqinjët, Shqipëria, në sytë e Francës, ka humbur pikë, thonë diplomatët. Kjo, së pari, për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të azilkërkuesve nga ky vend. Së dyti, për shkak të „imazhit të keq“ të krijuar nga kontrolli i tregjeve ilegale në Evropë dhe lidhjet e “mafies shqiptare” me trafikime, bëjnë të ditur burimet diplomatike.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119