INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje të forta në Parlament, Alimadhi i ballistëve sulmon Brahon: Keni ngrënë 6 mijë koka

Përplasje të forta në Parlament, Alimadhi i ballistëve sulmon Brahon: Keni ngrënë 6 mijë koka

Publikuar më: 11:11 23-05-2019

Historia ka përplasur këtë të enjte në parlamnet deputetët. Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi sulmoi deputetin e PS, Spartak Braho duke i thënë, ”Të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallait (i drejtohet Spartak Brahos) që nuk di asgjë për historinë.  Kur ky zotëria thotë që ballistët hani pula a e kuptoni çfarë thotë? Po ju keni ngrënë koka njerëzish more. Po ju se dini historinë, nuk keni lexuar asgjë. Keni vrarë 4 mijë deri në 6 mijë shqiptarë, kriminelët partizanë, kriminelët komunistë. Po ju nuk dini asgjë nga historia. Qëllimisht nuk e lejoni historinë. Sinqersiht jam kryetar i Ballit Kombëtar. Nuk pranoj asgjë çfarë është bërë nga historia e deritanishme. Por në qoftë se ju, ose një historian del e më jep një dokument të vetëm që Balli Kombëtar ka bashkëpunuar, BK ka vrarë një komunist, një partizan, sinqerisht jap dorëheqjen në këtë parlament”, deklaroi Alimadhi.

Më parë, deputeti socialist, Spartak Braho akuzoi drejtuesin e Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa se ka kthyer institucionin në celulë të Ballit Kombëtar. “E keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtarë, jo vetëm se jeni mbledhur aty me kokrra, po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar luftën antifashiste nacional çlirimtare”, tha Braho.

Article Logic
Execution time: 0.0013191699981689