INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja e negociatave, Hahn: Ka hapa pas, por…

Hapja e negociatave, Hahn: Ka hapa pas, por…

Publikuar më: 16:01 02-04-2019

Teksa në fundin e muajit maj Komisioni Europian do të rekomadojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn shprehu edhe njëherë mbështetjen për vendet ballkanike por duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e sundimit të ligjit.

“Nëse një shtet është më shumë i fokusuar në sundimin e ligjit, do të ketë më shumë mundësi të investojnë në këtë pjesë. Dhe në fund të datës së anëtarësimit ata duhet të jenë në linjë me elementë të tjerë të rëndësishëm tashmë të aprovuar nga ne, nga shtete anëtare të cilat duhet të jenë të gatshme të pranojnë vende në reja . Por për të arritur në këtë pikë duhet të jeni më fleksibël. Pres, që mbi bazat e asaj që kemi parë, të bëjmë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë”

Pavarësisht situatës politike në Shqipëri, Komisioni Europian vlerëson se progresi i realizuar nga vendi ynë është i qëndrueshëm.

“Në Ballkanin Perëndimor është bërë një progres shumë i rëndësishëm. Në plan afatgjatë, kur shohim arritjet, është e vërtetë që ka edhe hapa pas, por vërejmë progres shumë të rëndësishëm në ekonomi, në sundimin e ligjit apo në procesin e ripajtimit” u nënvizua në konferencën e Parlamentit Europian. Komisioni për Punët e Jashtme theksoi se në mënyrë që vendet e Ballkanit të mos distancohen nga perspektiva e tyre europiane, Bashkimi Europian duhet të përmbushë angazhimet e tij dhe të dalë përtej ndasive të brendshme, duke shpërblyer përpjekjet e vendeve përkatëse.

Article Logic
Execution time: 0.0033168792724609