INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat me Greqinë, Bushati tek Komisioni i Jashtëm: Plotfuqishmërinë nuk e jep presidenti, vetëm autorizon

Negociatat me Greqinë, Bushati tek Komisioni i Jashtëm: Plotfuqishmërinë nuk e jep presidenti, vetëm autorizon

Publikuar më: 12:08 28-02-2018

Këtë të enjtje ministri i Jashtëm Bushati ishte thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ku duhet të sqaronte më tej kërkesat reciproke midis Ministrisë së Jashtme dhe Presidencës për çështjen e marrëveshjes së re të detit me Greqinë

Bushati u shpreh para deputetëve se kërkesa e dërguar nga institucioni që ai drejton tek Presidenti Ilir Meta, është për autorizim dhe jo plotfuqishmëri, pasi kjo e fundit jepet vetëm nga kreu i MEPJ.

“Të nderuar kolegë me ligjin që keni përpiluar ju Presidenti i Republikës nuk jep plotfuqishmërinë. Presidenti i Republikës jep autorizimin. Unë i kam kërkuar Presidentit për të filluar punën konkrete, me dëshirën dhe qëllimin për të arritur një marrëveshje me Greqinë’ tha Bushati.

Ministri i Jashtëm shtoi më tej se ndryshe nga ç’pretendonte kreu i shtetit në daljen për media, ai dhe Meta janë takuar për një konsultim me njëri-tjetrin. Sipas tij, Meta ka qenë në dijeni të negociatave me Greqinë që kur ai ishte në krye të Kuvendit.

“Sikundër Presidenti i republikës ka qenë kryetari i Kuvendit dhe është zgjedhur me votat e mazhorancës së kaluar dhe ka qenë në dijeni të këtyre zhvillimeve që janë bërë me palën greke dhe shpresoj që në të njëjtën kohë kanë qenë edhe pjesë e vizionit të qeverisë, të reflektuar në programin 2013-2017 dhe në vijm të programit që kjo qeveri ka prezantuar për politikën e jashtme. Më vjen mirë që mbrëmë Presidenti e ka pranuar se edhe para Korçës unë jam takuar me të”, deklaroi Bushati.

Sa I përket grupit negociator ai tha se nuk është normale që të diskutohen në publik.

Ndërsa nënkryetari i Komisionit Tritan Shehu kërkoi që në komision të raportojë edhe kreu i Shtetit duke kërkuar më shumë informacione për incidentet kufitare mes dy shteteve.

Meta shprehu gatishmërinë për të qënë pjese e Komisionit në një seancë dëgjimore.

Po ashtu  opozita ka kërkuar një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes Xhaçka dhe shefin e shtabit Meçollari ilcili ishte në listën e negociatoreve.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006