INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në rrugët e Los Angeles, Rihanna i “çmend” të gjithë me veshjen me vlerë mbi 10,000 dollarëshe!

Në rrugët e Los Angeles, Rihanna i “çmend” të gjithë me veshjen me vlerë mbi 10,000 dollarëshe!

Publikuar më: 10:27 13-09-2021

Rihanna është konsideruar si këngëtarja më e pasur e femrave nga ‘Forbes’. Ajo e ka bërë pasurinë falë industrisë së muzikës, por edhe për shkak të markës së saj të bukurisë Fenty Beauty dhe shtëpia luksoze e modës Fenty.

Pasuria e saj ka arrritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë edhe këngëtarja femër më e pasur në botë. Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.

Këtë fakt Rihanna na e tregoi edhe me një detaj të vogël me daljen e saj në rrugët e Los Angeles me një “look” “street style”.

Por, ajo që ra në sy më shumë tek veshja e saj është palltoja nga Bottega Veneta, e cila kushton rreth 10 mijë dollarë. Pamjen e kompletoi me pantallona të shkurtra xhins, një bluzë të bardhë dhe atlete të bardha sportive nga Balenciaga.Gjithashtu i dha një pamje tjetër të gjithë veshjes me shallin portokalli të mbështjellë rreth kokës dhe syze me pamje të ngushtë.

Epo RiRi mbetet “fashion icon” dhe këtë nuk e kundërshton dot kush!

Article Logic
Execution time: 0.0033221244812012