INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në pritje të shpërthimit në Arktik. Rrezikojnë nxjerrjen e gazit metan në sipërfaqe [VIDEO]

Publikuar më: 15:58 22-03-2017

E frikshme! Më shumë se 7,000 flluska nëntokësore të gazit metan janë gati të shpërthejnë në Arktik në Rusi. Shpërthimet në vitet e fundit kanë çuar në formimin e kratereve të reja spektakolare . Flluskat janë krijuar nga gazi i metanit dhe perhapen pas kontaktit me temperaturat e larta. Janë më shumë kupola të mbushura me gaz se sa mund të mendohej më parë. Kur flluskat të shpërthejnë ato do të lirojnë gazin metan i cili është rreth 84 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit. Gungat e fryra të mbushura me metan ndodhen në gadishujt Yamal dhe Gydan. Shkencëtarët kanë identifikuar këtë dukuri të veçantë gjatë ekspeditave por dhe nga imazhet satelitore. Ekspertët besojnë se këto  "flluska" do të shpërthejnë duke shkaktuar krateret më të mëdha që janë vënë re në vitet e fundit në rajonet arktike të Siberisë. Një numër shpërthimesh ka ndodhur në vitet e fundit duke çuar në formimin e kratereve të reja spektakolare ose hinkës. Kur krateret u shfaqën për herë të parë në Gadishullin Yamal - i njohur për vendasit si "fundi i botës" – u hodhën teori të çuditshme, për formimin e tyre.  Teoritë ishin nga ato të rënies së meteorëve, deri tek raketat e lëshuara nga ushtria ruse. Në fakt Yamal është zona kryesore e Rusisë për nxjerrjen e gazit natyror, dhe ekziston frika se shpërthimet mund të çojnë në dëmtim të objekteve kryesore të energjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205