Sic tashmë mund ta keni dëgjuar Luana Vjollca do të rikthehet shumë shpejt në ekran, në një ekran të ri në fakt, atë të TV Klan, ku në sezonin e ri do të drejtojë emisioni “S’luan dot me mua”. Cdo të premte në prime time, moderatorja do të vijë pranë publikut të saj, fiks asty ku e kishte lënë me programin tjetër të suksesshëm "Shiko Kush Luan".
E megjithëse formati i ri do të ketë ndryshime, duket se Luana mund të ketë pranë saj bashkëpunëtorin e vjetër në Top Channel, Florjan Binaj. Ditën e sotme Vjollca ka postuar një foto në InstaStory ky shfaqet bashkë me aktorin, ndërsa bashkangjitur me foton, ku duken "matchy matchy" shkruan thjesht: ”Gjej diciturën”
Kështu, ndoshta Flori do të jetë sërish pjesë e ekipit të Luanës në këtë sezon të ri, teksa më parë për 3 sezone radhazi ishte një nga kapitenët e “Shiko Kush Luan”. Ndërkohë, me largimin e tij nga Top Channel dhe sidomos Portokalli, Florin e kemi parë si prezantues në programin investigativ, “Piranjat” dhe e kemi dëgjuar në radio me emisinin "Rikoshet". Megjithatë duket se tani është rrugës për t'u bërë bashkë sërish me Luanën...