INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditën e lindjes, ylli shqiptar zbulon se do të bëhet baba

Në ditën e lindjes, ylli shqiptar zbulon se do të bëhet baba

Publikuar më: 19:29 08-10-2022

Irkenc Hyka do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale. Artisti ka ndarë një fotografi me partneren e tij, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Në këtë ditëlindje nuk mund t’i lutesha Zotit më shumë se ju të dy”, ka shkruar ai.

Artisti është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale. Gjatë një interviste televizive pak kohë më parë, ai pranoi se është prej disa vitesh në lidhje. Vajza që i ka vjedhur zemrën Irkencit është Abi Fregjaj dhe duket se i kanë dhënë fund beqarisë pasi është parë me një unazë në gisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022780895233154