INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditën e lindjes, Gjiko i bën Elitës dedikimin që çdo vajzë do e donte!

Në ditën e lindjes, Gjiko i bën Elitës dedikimin që çdo vajzë do e donte!

Publikuar më: 15:29 29-06-2022

Ditën e djeshme (e martë) ka festuar ditëlindjen moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi. Ajo ka kremtuar këtë përvjetor të lindjes në Turqi së bashku me partnerin e saj, Gjikon si dhe fëmijët e tyre.

Ndërkohë që sollën imazhe e video të ndryshme, një dedikim i veçantë nuk mungoi sërish nga reperi pejan. Ky i fundit në një mënyrë tregoi se Elita qëndron gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht sfidave të jetës.

“Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim”, ka shkruar 30-vjeçari.

“Urime ditëlindja dashuri të paçim gjithmonë”, vijon postimi i krijuesit të hitit “Gjoni”.

Çifti vlen të ceket se janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë bashkë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328