INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja e njohur sapo konfirmoi lidhjen e këngëtares shqiptare me Kledin e Big Brother?! Këto komente shtojnë dyshimet!

Moderatorja e njohur sapo konfirmoi lidhjen e këngëtares shqiptare me Kledin e Big Brother?! Këto komente shtojnë dyshimet!

Publikuar më: 14:28 29-06-2022

Prej disa javësh, në mediat rozë po përflitet se ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa është në një lidhje me këngëtaren e njohur Evi Reçi. Ndonëse asnjëri prej të dyve nuk kanë konfirmuar ende asgjë, shenjat vërtetojnë gjithmonë e më shumë se mes tyre është krijuar një marrëdhënie shumë e bukur.

Së fundmi, Evi ka udhëtuar drejt Austrisë, vendi ku Kledi jeton. Këngëtarja nuk ka nguruar të ndajë foto, madje duke theksuar edhe vendodhjen.  Nga ana tjetër, Kledi ka postuar disa foto si model në Austri, duke zbuluar se po zhvillon karrierën aty.

Kujtojmë që pak kohë më pare dyshja të ndodheshin në Firence në të njëjtin vend, ku Evi ka studiuar dhe jetuar prej vitesh.

Arjola Shehu dhe Evi Reçi janë dy mikesha shumë të mira, ndonëse janë personazhe publike.

Ndërkohë që Arjola ka përforcuar dyshimet për një lidhje të mundshme mes Kledit dhe Evit. Në shkëmbimin e komenteve siç shihni në foton më poshtë, ata kanë lënë të kuptojnë se po flasin për Evin, shoqen e Arjolës dhe tashmë partneren e Kledit.

kledi-arjola.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111