INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në ditë e rinisë, hapet zyra rajonale e bashkëpunimit rinor [VIDEO]

Publikuar më: 11:23 08-12-2016

Në ditën e rinisë qeveria hap zyrën rajonale rinore në Tiranë. Zyra u inagurua nga Kryeministri Edi Rama dhe nga ministra të rinisë të rajoni i Ballkanit.
Në aktivitet Rama tha se Zyra Rinore e Rajonit të Ballkanit është një model frymëzues që do të shërbejë si model bashkëpunimi për iniciativa të përbashkëta në Rajonin e Ballkanit. Kryeministri Rama shtoi se se duhet bërë për rajonin aq sa Franca e Gjermania bënë për Europën.
“Sot ne kurorëzojmë një proces i cili ka nisur disa kohë më parë në kuadrin e procesit të Berlinit, ku të gjithë përfaqësuesit më të lartë të rajonit u mblodhën në Berlin dhe prej aty mori jetë angazhimi i përgjithshëm. Pjesë e këtij angazhimi ishte edhe krijimi i kësaj zyre i modelit frymëzues të bashkëpunimit rinor franko-gjerman që luajti rol fantastik në procesin e pajtimit të dy vendeve pas Luftës së II Botërore.  Sot kemi atmosferë paqeje dhe ndërveprimi në rajon, pavarësisht se nuk jemi dakord për gjithçka”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.”, tha Rama.

Edhe ministri serb i Rinisë, Vanja Udovicic ka theksuar se ky bashkëpunim është i rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit.
Zyra është një model nga projekti franko-gjerman, modeli i së cilës është përshëndetur dhe nga të pranishmit, që kanë qenë nga Serbia, Maqedonia, Kosova.

Article Logic
Execution time: 0.0031898021697998