INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 2018 në Shqipëri ndodh edhe kështu! Ja ku mund ti 'festoni' Krishtlindjet nën dritën e qirinjve...

Në 2018 në Shqipëri ndodh edhe kështu! Ja ku mund ti 'festoni' Krishtlindjet nën dritën e qirinjve...

Publikuar më: 12:49 25-12-2018

Korça duket se e priti Krishtlindjen me dëborë dhe nën dritën e qirinjve. Reshjet nisën gjatë mesnatës duke arritur trashësinë në disa cm në qytet dhe zonat rurale.

Aktualisht nuk raportohen probleme në rrugë. Nga ana tjetër një defekt në transformatorin e nënstacionit të Korçës ka lënë pa energji elektrike prej mbrëmjes së të hënës disa lagje të qytetit dhe fshatra.

Pa energji janë Voskopoja, Dardha, Vithkuqi, Voskopi dhe fshatra të fushës së Korçës. Mësohet se defekti në transformator ka ardhur si pasojë e motit të keq.

Ende nuk dihet kur do të rikthehet energjia në fshatrat turistike. Punonjës të OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defektit.

"Procesi teknik i vendosjes se transformatorit të ri kërkon 48 orë, por jemi të angazhuar për ta likuiduar si proces brenda 24 orëve" thotë OSHEE.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494