INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikat kufitare dhe në porte

Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikat kufitare dhe në porte

Publikuar më: 12:42 25-12-2018

Teksa jemi në ditët e fundit të vitit 2018, qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut preferojnë që të kthehen pranë familjeve të tyre. Por me afrimin e ndërrimit të viteve edhe fluksi i qytetarëve shtohet, duke krijuar radhë të gjata në pikat kufitare si dhe portet e vendit. 

Rreth 800 pasagjerë kanë mbërritur sot në portin e Vlorës nga Italia për të kaluar festat e fund vitit. Në këtë prag festash Porti i Vlorës ditën e sotme ka pasur fluksin më të madh të hyrjes që nga koha e sezonit veror.
Emigrantët shprehen se ka qenë një udhëtim i gjatë dhe i vështirë pasi kemi qëndruar 10 orë në det për shkak të detit me dallgë.
Ndërkohë policia kufitare ka marrë masa që të mos ketë vonesa në kontrollin e dokumentacionit dhe për këtë janë hapur 10 sportele nga 4 që ka çdo ditë të zakonshme të vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346