INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshe nga gratë europiane ato shqiptare kanë marrëdhënie më të këqija me burrat! STUDIMI…

Ndryshe nga gratë europiane ato shqiptare kanë marrëdhënie më të këqija me burrat! STUDIMI…

Publikuar më: 10:48 22-03-2019

Gratë janë në “luftë të vazhdueshme” me burrat për të qënë të barabarta. Po ende ka shtete si Shqipëria që gratë janë të pakënaqura nga burra, dhunohen apo nuk trajtohen mirë. 

Rreth 40% e grave shqiptare të anketuarave në Anketën e cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian janë përgjigjur midis burrave dhe grave në Shqipëri ka shumë tension. Kjo është përqindja më e lartë e shënuar në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidatë për t’u anëtarësuar.

Po ka dhe gra që e shohin marrëdhënien “disi të tensionuar” dhe vetëm 20% janë përgjigjur se midis dy gjinive nuk ka tension.

Pas Shqipërisë, vendi që ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se në marrëdhënien midis dy gjinive tensioni është i lartë është Turqia me 29% të të anketuarve. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, vetëm 9% e të anketuarve janë përgjigjur se perceptojnë shumë tension midis burrave dhe grave.
Anketa e Cilësisë së Jetës u krye në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe kandidatëve potenciale ku u morr një kampion përfaqësues nga secili shtet, për të nxjerr më pas të dhëna të krahasueshme mbi cilësinë e jetës dhe marrëdhënieve sociale në Europë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041871070861816