INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festa e Sulltan Novruzit, Meta dhe Era ndër të parët tek Kryegjyshata

Festa e Sulltan Novruzit, Meta dhe Era ndër të parët tek Kryegjyshata

Publikuar më: 10:56 22-03-2019

Presidenti Ilir Meta dhe vajza e tij Era kanë vizituar Kryegjyshatën dhe më pas ai ka uruar gjithë besimtarët për Festën e Sulltan Novruzit.

Meta thotë se kjo ditë feste dhe opotimizmi pranveror përkon me lindjen e Imam Aliut.
“Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!
Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar,” uron Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021