INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndotja e ajrit/ Përkeqësohet situata, këtë vit Shqipëria më e NDOTUR se... [VIDEO]

Publikuar më: 13:05 21-01-2019

Shqipëria dhe Maqedonia janë shtetet më të ndotura të Europës. Ky është konkluzioni i Portalit ndërkombëtar Numbeo.

Për muajin e parë të vitin 2019 Shqipëria ka shënuar një indeks të ndotjes prej 77.07 pikësh dhe Maqedonia pak më të lartë 80.85. Megjithatë në krahasim me një vit më parë indeksi i ndotjes në Shqipëri ka shënuar rritje me 2 pikë, pra jemi përkeqësuar, ndërsa në Maqedoni ka ndodhur krejt e kundërta, ndotja është ulur në të njëjtën masë, me 2 pikë.

Sipas hartës të gjeneruar nga Numbeo, Europa Jugore dhe Qendrore janë më të ndoturat e kontinentit. Pas Maqedonisë dhe Shqipërisë renditet Ukraina me një indeks prej 66.6 pikë, Bullgaria me 63.9, Bosnja me 63.4, Rusia me 62, Serbia me 58.

Italia dhe Greqia kanë shënuar përkatësisht 53 dhe 51 pikë, duke u renditur në vendin e 11 dhe 13 nga 39 vende të Europës.

Vendet me ndotjen më të ulët janë vendet Skandinave. Finlanda është vendi me ndotjen më të ulët në Europë, e ndjekur nga Islanda, Suedia, Estonia dhe Norvegjia. Ndër vendet e Ballkanit, Kroacia ka ndotjen më të ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0033688545227051