INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta se besoni, por ky aktor shqiptar paska refuzuar të puthë Megi Pojanin!

Ndoshta se besoni, por ky aktor shqiptar paska refuzuar të puthë Megi Pojanin!

Publikuar më: 21:37 22-10-2021

Ermal Mamaqi dhe Ana Lika të ftuar sot tek “Rudina” kanë treguar më shumë detaje për serialin “H.O.T” i cili do të transmetohet në Tv Klan nga 24 Tetori ora 20:00. Ermali tregoi se vajzat nuk i janë shmangur skenave intime që do të ketë në serial, por njëri prej djemve po. Erblini nuk pranonte që të puthte në buzë Megi Pojanin, tha Ermali.

Rudina Magjistari: Vazhdon akoma ai mentaliteti që janë gocat ato që i shmangen këtyre skenave apo edhe çunat?

Ermal Mamaqi: Jo ka dhe çuna, kemi pasur një problem shumë të madh me Erblinin, nuk pranonte ta puthe Megi Pojanin në botë. 

Ana Lika: Unë këtu nuk kam qenë dhe nuk e di, por Erblini qenka një budalla i madh (qesh).

Ermal Mamaqi: Një nga skenat që kemi qeshur shumë është ajo kur unë futem pa dashje dhe gjej të zhveshur, pra me të brendshme Megin dhe ajo sikur afrohet dhe në të gjitha momentet e filmit, në skena ne nxitojmë, shpejt, shpejt.

Atë ditë që ishte kjo skena që ishte Megi kështu, asnjëri nuk nxitonte, çdo gjë ngadalë, donin të gjithë të hynin tek dhoma e grimit që ishte 1 me 1. Ishin ulur të gjithë tek ekrani, tek monitori po shikonim dhe ia kaluam shumë mirë atë ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994