INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donaldi u emocionua kur e pa, Bora Zemani flet në Big Brother për marrëdhënien e tij me Semin: Jam e prekur…

Donaldi u emocionua kur e pa, Bora Zemani flet në Big Brother për marrëdhënien e tij me Semin: Jam e prekur…

Publikuar më: 22:38 22-10-2021

Donaldi është emocionuar shumë pasi ka parë se në shtëpinë e Big Brother ishte edhe ish-e dashura e tij Bora Zemani.

“Jam shumë i turbullt tani, s’e di a ka ardhur për mua,” tha Donaldi teksa të gjithë u afruan për ta mbështetur.

Donaldi ka treguar se ka pasur një lidhje gati 3-vjeçare me moderatoren Bora Zemani dhe për historinë e tyre ka folur edhe në Big Brother.

 Në fakt Bora Zemani teksa ishte në studio tha se do të zgjidhte shoqen e saj të ngushtë Semin për të folur.

Bora tregoi se është e prekur për abuzimin dhe keqinterpretimet që media të ndryshme kanë bërë kundrejt marrëdhënies së Semit dhe Donaldit.

Ajo shtoi se ata të dy kanë pasur gjithnjë atë marrëdhënie mes njëri-tjetrit dhe se është e qetë dhe e sigurtë për gjithçka ka ndjekur gjatë këtyre ditëve brenda "Big Brother Vip’".

”Jam shumë e qetë për sjelljen e tyre, ata ashtu janë dhe jashtë. Më vjen mirë që Donaldi e ka mbështetur pasi Semi ka vërtetë nevojë”, tha Bora.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391