INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore, ish-banori i Big Brother VIP humb babain e tij

Ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore, ish-banori i Big Brother VIP humb babain e tij

Publikuar më: 18:29 15-02-2023

Gjatë Prime-t të djeshëm të "Big Brother", ish-banori i formatit Ronaldo Sharka, i pranishëm në studio, bëri me dije se babai i tij ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e sëmundjes së tij, teksa Top Channel mori përsipër që t'i paguante çdo shpenzim për trajtimet mjekësore.

Ndërkohë sonte, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, moderatori ka dhënë lajmin e trishtë se i ati nuk e ka fituar dot luftën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se babai i Ronaldos, vetëm pak javë para se gjendja e tij të përkeqësohej, i bëri një surprizë të birit në shtëpinê e "BBVIP", duke emocionuar jo pak publikun, teksa rrëfeu edhe për betejën e tij me kancerin.

Ngushëllime familjes!

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656