INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe në Rusi, mushkonjat pushtojnë një rajon të tërë [VIDEO]

Ndodh edhe në Rusi, mushkonjat pushtojnë një rajon të tërë [VIDEO]

Publikuar më: 10:35 22-05-2018

Ndryshimet klimatike tashmë po dëshmojnë fenomene të frikshme. Një ‘stuhi e vërtetë mushkonjash ka pushtuar rajonin Voronezh të Rusisë.

Ka aq shumë mushkonja sa banorët e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë e tyre.

Mediat raportojnë se nga pickimi i tyre kanë ngordhur edhe shumë kafshë të tjera.

Autoritetet po përpiqen të ndalojnë insektet gjakpirëse, ndërsa numri rritet.

Moti i nxehtë dhe përmbytjet rekord kanë krijuar kushte ideale për mushkonjat, duke ndihmuar në shumimin e numrit të tyre.

Videot e shpërndara në media apo rrjetet siciale tregojnë pamje me të vërtetë të frikshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703