INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata turke dënon me burgim të përjetshëm 104 ushtarakë

Gjykata turke dënon me burgim të përjetshëm 104 ushtarakë

Publikuar më: 09:21 22-05-2018

Një gjykatë turke ka dënuar 104 ish-oficerë ushtarakë me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, raportuan mediet shtetërore. BBC shkruan se atyre ju dha dënimi më i rëndë, dënimi përjetë. Presidenti i vendit u shpreh kohë më parë se mbështeste rikthimin e dënimit me vdekje për komplotistët e grushtit të shtetit. Grushti i dështuar që synonte të përmbyste Presidentin Rexhep Tajip Erdogan la të paktën 260 të vdekur dhe 2.200 të plagosur më 15 korrik 2016. Qeveria turke që prej asaj kohe ka goditur mbështetësit e grushtit të shtetit duke shkarkuar më shumë se 150.000 punonjësve shtetërorë dhe arrestimin e rreth 50.000 njerëzve.
Nga 280 ish-ushtarakë në gjyq, gjykata në Izmir dha dënime më të vogla vetëm për 52 të pandehur. Gjykata në Izmir, në Turqinë perëndimore dënoi 21 të arrestuar me 20 vite bug për ' tentativë për vrasjen e presidentit', ndërsa 31 të tjerë u dënuan me nga 7-11 vite burg për 'anëtarësim në një organizatë terroriste', raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Presidenti Erdogan kishte mbështetur rivendosjen e dënimit me vdekje për komplotistët e grushtit të shtetit. Ai tha se ata duhet të veshin uniforma të stilit të burgut Guantanamo Bay. Turqia shfuqizoi dënimin me vdekje në vitin 2004. Autoritetet turke akuzuan se komploti u udhëheq nga kleriku mysliman, Fethullah Gulen. Gulen, i cili ka qenë në mërgim në SHBA që nga viti 1999, mohon çdo përfshirje dhe Uashingtoni deri tani i ka rezistuar thirrjeve nga autoritetet turke për ta ekstraduar atë. Një spastrim pasoi grushtin e shtetit, ku mijëra punonjës të administratës publike nga punonjësit e policisë deri tek mësuesit u shkarkuan ose u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së komplotit. Kritikët e Erdoganit thonë se po përdor pastrimin për të shtypur mosmarrëveshjen politike.

Article Logic
Execution time: 0.002302885055542