INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndiheshe shqiptar apo italian? Ermal Meta tregon arsyet prekëse të largimit nga Shqipëria, flet dhe për sherrin në EUROVISION: U largova sepse kisha...

Ndiheshe shqiptar apo italian? Ermal Meta tregon arsyet prekëse të largimit nga Shqipëria, flet dhe për sherrin në EUROVISION: U largova sepse kisha...

Publikuar më: 21:46 04-06-2018

Kantautori me origjinë shqiptare që karrierën e tij e zhvillon në Itali, ku arriti kulmin këtë vit me fitimin e Sanremos, Ermal Meta, ka shpjeguar “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan, arsyet që e çuan në largimin nga Shqipëria.

“Unë u largova nga Shqipëria, sepse nuk kisha asnjë mundësi tjetër për të jetuar. U largova në një kohë ku kisha frikë. Mirëpo kur rritesh, frika largohet prandaj edhe u ktheva. Nga fëmijëria mbaj mend detin e Vlorës, mbaj mend biçikletën e kuqe të dajës, lojrat me zara që bëja me shokët. As jetesa nuk ka qenë e lehtë në Itali, kishte shumë paragjykim”, tregoi ai.

Ndër të tjera, kantautori u shpreh me humor se Italia ke vetëm picat më shumë sesa Shqipëria, ndërsa Shqipëria më shumë se Italia ka një copë të zemrës. Ermali ndau me publikun se dikur e quanin kantautori italo-shqiptar Ermal Meta, por tani të gjithë e njohin si kantautori shqiptar.

“Unë gjethet kam në Itali, por rrënjët i kam këtu”, shtoi ai duke saktësuar se së shpejti do të sjellë edhe një këngë në shqip.

Në Sanremo ndiheshe shqiptar, apo italian, besoj krenar për të dy shtetet?

"Në Sanremo ishte më e vështirë sepse si vitin e kaluar edhe këtë vit, ndjeja një përgjegjësi më të madhe, dy-fishe, sepse nuk prezantoja vetëm veten, por një vend tjetër, më dukej vetja sikur do të prezantoja të gjithë Shqipërinë." tha ai.

Në përgjigje ndaj të vegjëlve, Meta foli edhe për votën e Italisë për Shqipërinë në Eurovision.

“Të them të drejtën bëra edhe içik sherr me dy atje”, tha Meta.

jkra.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373