INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“A qan ndonjëherë kryeministri se duket burrë i fortë?” Linda Rama i tregon të gjitha: Qan kur...[FOTO]

“A qan ndonjëherë kryeministri se duket burrë i fortë?” Linda Rama i tregon të gjitha: Qan kur...[FOTO]

Publikuar më: 22:22 04-06-2018

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter’ ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve. Në emision nuk kanë munguar as pyetjet thumbuese, teksa një fëmijë e ka pyetur Linda Ramën se si është të jesh gruaja e një kryeministri qejf apo hall.

Pjesë nga biseda:

Fëmija: Si është të jesh gruaja e kryeministrit, hall apo qejf?

Linda Rama: Ti mund të behësh kryeministër dhe gazetar mund të behësh, është super pyetje.

Fëmija: Po unë s’të bëra këtë pyetje.

Linda Rama: Hall nuk është, e sigurt që nuk është. Se populli e zgjedh për të drejtuar vendin dhe është vlerësim, por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë, por kur ia vlen ta mbash.

I pyetur nga një fëmijë se: A qan ndonjëherë Edi Rama, se duket burrë shumë i fortë?

Linda Rama i është përgjigjur: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë.

bsaw.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988