INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin pse nuk dole i pari në EUROVISION, Ermal Meta përgjigjet kështu, flet edhe për “të dashurat”: Ai ishte... [FOTO]

E pyesin pse nuk dole i pari në EUROVISION, Ermal Meta përgjigjet kështu, flet edhe për “të dashurat”: Ai ishte... [FOTO]

Publikuar më: 21:26 04-06-2018

Këngëtari Ermal Meta, i ftuar sonte “Në kurthin e Piter Pan” u pyet nga vogëlushët për Eurovisionin por edhe për jetën e tij private. Ermali u pyet nga njëra prej vogëlusheve se sa të dashura ka ai. “Sa të dashura ke ti se dukesh pak mistrec?” i tha vogëlushja.

Ermali me të qeshura dhe teksa ngriti gishtin tregues tha “kam vetëm një”. I pyetur nëse të dashurat i ka pasur italiane apo shqiptare, Ermali tregoi për herë të parë lidhur me këtë.

"E dashura e parë ishte italiane, e dyta italiane, e treta italiane, e katërta shqiptare dhe e pesta shqiptare", u shpreh Ermali. Kantautori ka pohuar se martesa është shumë plan i largët dhe se është në lidhje me një vajzë shqiptare. 

Më tej ai u shpreh se është ndjerë shumë i emocionuar që ishte ai fituesi i Sanremos dhe që ishte shqiptari i parë që rrëmbeu trofeun.

Njëri nga fëmijët e pyeti se pse nuk kishte dal i pari te Eurovizion, por i pesti. Ermal Meta u përgjigj se: Më erdhi për të qeshur me pikët e jurisë. Deri para votimit të publikut ne ishim gati të fundit. Por gjithësesi publiku votoi dhe nga votat e publikut ne ishim të tretët më të votuarit. Ai është votimi real”.

NMET.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818