INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë Paolo Villaggio, lamtumirë llogaritarit legjendar Fantozzi

Ndërron jetë Paolo Villaggio, lamtumirë llogaritarit legjendar Fantozzi

Publikuar më: 10:01 03-07-2017

Ka ndërruar jetë në Romë aktori ikonë i humorit italian, Paolo Villaggio në moshën 84 vjeçare.

Prej ditësh ishte shtruar në poliklinikën Gemelli. I lindur në Genova më 30 dhjetor të vitit 1932, ai u kthye në një simbol të vërtetë të komedisë italiane. Villaggio ishte interpretues televiziv dhe kinematografik i personazheve që lidheshin nga komika paradoksale dhe groteske. Ai ka luajtur role të famshme në si profesori Kranz ose i ndrojturi Giandomenico Fracchia. Megjithatë roli i tij më i njohur, me të cilin njihej më shumë se me emrin e tij të vërtetë, ishte llogaritari legjendar Ugo Fantozzi, personazh i shumë prej komedive më të famshme italiane.

Article Logic
Execution time: 0.00343918800354