INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërpritet ndeshja. Arsyeja? Një qen hyn fshehurazi në fushë

Ndërpritet ndeshja. Arsyeja? Një qen hyn fshehurazi në fushë

Publikuar më: 16:06 26-03-2016

“Who let’s the dog out” është kënga që do ta ilustronte më së miri rastin në fjalë.

E kush tha që sa herë i merr malli për të zotin, qentë janë aty duke pritur që ai të kthehet në shtëpi?! Jo, ka dhe nga ata që urrejnë të presin dhe e “gjurmojnë” pronarin këmbë pas këmbe derisa ta gjejnë ku është, vetëm vetëm për t’u çmallur me të. Në fakt nuk dihet nëse qeni është i njërit prej lojtarëve të skuadrës portugeze apo është thjesht “tifoz”, por është parë të jetë futur në mes të ndeshjes në fushë.  Ai nuk ka denjuar të lëvizë që aty edhe pas disa thirrjeve të lojtarëve që të largohej. Pas kësaj, njëri prej tyre e ka marrë qenin “këmbëngulës” me shumë dashuri në krahë dhe e ka nxjerrë nga fusha me një buzëqeshje në fytyrë. 

Article Logic
Execution time: 0.0030210018157959