INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja lista e 10 këngëve të preferuara shqip nga lexuesit e intv.al

Ja lista e 10 këngëve të preferuara shqip nga lexuesit e intv.al

Publikuar më: 19:49 26-03-2016

Votimet vazhdojnë pa reshtur në klasifikimin e përjavshëm të Top 10 Like Shqip dhe këtë herë duket se ka patur një numër shumë më të lartë votash se zakonisht duke konfirmuar kështu tendencën gjithmonë në rritje të lexuesve të intv.al kundrejt kësaj renditjeje.

Megjithatë, nuk ka patur shumë ndryshime në renditje, me vendin e parë që është konfirmuar për të disatën javë radhazi, ku “Presion” e Blunt dhe Real jo vetëm mban fronin, por ka kryesuar bindshëm, i shkëputur me rezultat të thellë nga vendi i dytë. Por surprizat nuk mungojnë kurrë në klasifikimin tonë me këngët tuaja të preferuara shqip, ku hyrja e re “Gone Girl”, bashkëpunim i reperit 2po2 me Flori Mumajesin, është renditur menjëherë në vend të katërt. Në këtë mënyrë ajo kërcënon seriozisht treshen e podiumit për javënt në vijim. Ky është klasifikimi i plotë:

10 - Shake it - Etnon feat Genta Ismajli
9 - Monster - Getinjo ft. BabyG
8 - Bonbon - Era Istrefi
7 - Liri - Dafina Zeqiri ft. Mixey
6 - Mi Amore - Kida ft. Ermal Fejzullahu
5 - A me do - Alban Ramosaj
4 - Gone Girl - 2po2 ft. Flori
3 - Une dhe Ti - Alban Skenderaj
2 - Number One - Noizy
1 - Presion - Blunt & Real
 

Vazhdoni të votoni në Top 10 Like Shqip që të vendosni ju fituesin e radhës në renditjen e përjavshme të këngëve shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334