INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Çfarë nuk duhet t’i thoni një femre shtatzëne...

Kujdes! Çfarë nuk duhet t’i thoni një femre shtatzëne...

Publikuar më: 16:57 25-03-2016

Shtatzania thuhet se është periudha më e bukur e jetës së një femre.

Personat që bëjnë pjesë në jetën e saj, duhet të kenë parasysh se gjendja shpirtërore e tyre është e ndjeshme, prandaj nuk duhet t’i thoni disa gjëra.

1. Mendoj se ndihem shtatzënë edhe unë
Deri në momentin që ju nuk e keni konfirmuar, nuk është mirë të flisni parakohe.

2. Dukesh shumë e shëndoshë
Ndoshta ajo e di këtë gjë, por nuk është e nevojshme ta dëgjojë nga të tjerët. Është e njëjta ndjesi, kur dikush komenton peshën tonë.

3. Nuk duhet ta bësh këtë veprim
Të bërit ushtrime për të mbajtur trupin e shëndoshë. Femrat shtatëzëna nuk janë të sëmura, ato duhet të vazhdojnë aktivitetin e tyre, me pak kujdes, por jo ta ndalojnë atë.

4. Shijo muajt e fundit të lirisë
Të pasurit një fëmijë është diçka e mrekullueshme. Nënat e ardhshme nuk duhet të dëgjojnë këtë fjali dramatike, sikur jeta e tyre po merr fund. Negativiteti do ndikojë në shtatzaninë e saj.

5. Ndoshta nuk duhet të hash këtë
Dihet që ato dëshirojnë të hanë gjithçka, pasi e shijonë në maksimum.Nësë e kanë vendosur ta konsumojnë, mos i ndaloni!

6. Po nësë fëmija…
Femrat shtatzëna nuk kanë dëshirë që të tjerët të hamendësojnë sesi do jetë fëmija e tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd të parashikojë.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707