INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndërkombëtarët bën pazar me Kosovën. Akuza e Thaçit rrit tensionet me SHBA-të dhe BE [VIDEO]

Publikuar më: 16:29 11-10-2017

Deklarimi i presidentit Hashim Thaçi  se ndërkombëtarët bën pazar me Kosovën në këmbim të ngritjes së Gjykatës Speciale, duke i akuzuar ata se nuk e mbajtën premtimin ka sjellë një përplasje të ashpër.  SHBA, BE dhe NATO kanë reaguar duke drejtuar gishtin mbi institucionet e Kosovës për një numër dështimesh për të cilat Thaçi fajëson ndërkombëtarët. Sipas  Koha net. Ata kanë mohuar edhe akuzat për çfarëdo pazari për Gjykatën Speciale. Presidenti i Kosovës deklaroi se këmbëngulja e bashkësisë ndërkombëtare çoi në krijimin e një gjykate që është jashtë nevojave politike, në vend.   Ndërkohë që Thaçi kritikonte ndërkombëtarët, për tradhti ambasadori britanik në Prishtinë Ruairi O'Connell, i është larguar nga salla. Ndërkohë presidenti kosovar e ka komentuar gjestin e ambasadorit të Anglisë gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Meta. Kryetari i shtetit e konsideroi gjestin e diplomatit si fëmijërorë.  “Nëse ka dalë për punë të tij, është vendimi tij, por nëse ka dalë si rezultat i pakënaqësive në debat, është sjellje frustuese, fëmijërore dhe aspak diplomatike”, ka thënë Thaçi. Ndërkohë mediat serbe kanë nxituar të pasqyrojnë këtë përplasje mes palës kosovare dhe ndërkombëtare duke vënë theksin tek fakti se ndërkombëtarët akuzuan Kosovën për dështimet.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555