INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi: Ndërkombëtarët më detyruan për të votuar Gjykatën Speciale

Thaçi: Ndërkombëtarët më detyruan për të votuar Gjykatën Speciale

Publikuar më: 10:38 26-12-2017

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se Gjykata Speciale është një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës. Edhe pse ndërkombëtarët e kanë cilësuar të rrezikshme iniciativën për ta shfuqizuar Specialen duke apeluar që të mos ndërmerret një hap i tillë krerët e shtetit kosovar nuk tërhiqen. Përsa i përket votimit për themelimin e kësaj Gjykate në vitin 2015 ai ka thënë se ka qenë i detyruar nga ndërkombëtarët. “Gabimi ka qenë atëherë kur është votuar tek detyrimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për ta themeluar atë gjykatë. Kam qenë i detyruar me kërcënimin se do të marrin masa të tjera drastike në raport me vendin. Prandaj, kam peshuar mirë se si mund të shkonin gjërat dhe e kemi shtyrë për themelim Gjykatën Speciale. Nuk ka gjykatë që mund ta fyej integritetin, krenarinë, dinjitetin e luftës time për çlirimin e Kosovës”, tha presidenti Thaçi në një intervistë në Klan Kosova.

Article Logic
Execution time: 0.0042629241943359