INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy të rinj qëllohen me armë zjarri ndërsa udhëtonin me makinë, plagoset 25-vjeçari

Dy të rinj qëllohen me armë zjarri ndërsa udhëtonin me makinë, plagoset 25-vjeçari

Publikuar më: 18:08 11-10-2017

Një atentat me armë zjarri është regjistruar sot në Memaliaj. Njoftimet e policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj në fshatin Xhafaj. Shtetasit D.H dhe D.M, të dy banues në Memaliaj po udhëtonin me mjetin tip Ford kur një person i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj tyre. I plagosur ka mbetur shtetasi D.M rreth 25 vjeç, i cili është shoqëruar në spitalin e Fierit, por mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Polica po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262