INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarja nga jeta e Shpatit, Selvija prek me fjalët e saj: Dashuria nuk përfundon me vdekjen…

Ndarja nga jeta e Shpatit, Selvija prek me fjalët e saj: Dashuria nuk përfundon me vdekjen…

Publikuar më: 11:34 05-12-2025

Dhimbja për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit ka qenë tronditëse për familjarët e tij, që mes lotëve dhe dhimbjes, kanë ditur që të transmetojnë mesazhe të forta ringritje.

Së fundi ka qenë bashkëshortja e tij, Selvija, ajo që ka bërë një postim prekës, tekisa shkruan se kujtimi i Shpatit e mbush me lot, pore dhe me shpresën se një ditë do të takohen sërish.

“Ka momente kur bota është e qetë, dhe papritur, kujtimi i tyre të godet në zemër si një valë e heshtur. Ti kujton buzëqeshjen e tyre, zërin e tyre, mënyrën si ta qetësonin shpirtin – dhe ashtu, në çast, po përpiqesh t’i mbash lotët, ndërsa pëshpërit një lutje që vetëm Allahu e dëgjon. Në atë moment, të kujtohet: dashuria nuk përfundon me vdekjen. Ajo thjesht pret për ribashkim në xhenet, inshaAllah”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë që në profilin saj në rrjetet sociale, Selvija ka fshirë pothuajse të gjitha postimet, duke lënë vetëm 3 fotografi, ku shihet së bashku me Shpatin dhe me djalin e tyre Roelin.

ndsat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436