INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ndalohet shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikuar më: 10:51 20-11-2016

Vihet në pranga një shtetas shqiptar në Itali.

 Policia Kufitare në Bllatë ndaloi një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Andon Truka, 48-vjeç dhe banues në Bulqizë. Autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Sipas të dhënave, i ndaluari kishte ndryshuar identitet, pasi njihej me emrin Agron Truka, mirëpo pas hetimeve, është konstatuar se bëhej fjalë për të njëjtin person.

Article Logic
Execution time: 0.003544807434082