INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet në Shqipëri terroristi që ka luftuar përkrah ISIS

Ndalohet në Shqipëri terroristi që ka luftuar përkrah ISIS

Publikuar më: 11:22 28-07-2018

Një sirian që dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste të ISIS në vendin e tij dhe në Irak është ndaluar nga policia në Kapshticë, pasi po tentonte të kalonte nga Shqipëria për në vendet e BE. Ai u kap së bashku me 15 refugjatë të tjerë, 9 sirianë, 5 palestinezë dhe një libian. Në mesin e 16 të ndaluarve ishte dhe siriani i cili dyshohet se ka luftuar me grupet terroriste. Ky person ka tentuar të shkojë në vendet e Bashkimit Europian, duke fshehur të kaluarën e tij përkrah grupeve terroriste. Pas ndalimit ai është dërguar në Qendrën për të Huajt në Kareç të Shijakut, ndërsa po punohet për identifikimin. Ky nuk është rasti i parë që persona të dyshuar si terroristë hyjnë në vendin tonë, ndërsa në rastet e kaluara janë deportuar menjëherë tek agjencitë e huaja. Autoritetet shqiptare vijojnë hetimet për sirianin. Materialet janë referuar te Krimet e Rënda në Tiranë. 

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334