INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohet për mosdekretimin e ligjit të Teatrit. Kundërpërgjigjet Presidenca: Reagime sipëfaqësore e të pathelluara

Sulmohet për mosdekretimin e ligjit të Teatrit. Kundërpërgjigjet Presidenca: Reagime sipëfaqësore e të pathelluara

Publikuar më: 11:25 28-07-2018

Një ditë pas bërjes publik të vendimit për mosdekretimin e ligjit të Tetarit, Presidenca ka dalë me një deklaratë për shtyp ku i konsideron reagimet për këtë vendim si sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara. “Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara”-reagon Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi. Kreu i shtetit ka një ftesë për të gjithë. “Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi. Dekreti i Presidentit të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentacionin zyrtar bashkëshoqërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë”-thuhet në njoftim. Më tej bëhet e qartë se Meta është udhëhequr nga interesi kombëtar i vendit ndërsa saktësohet se ruajtja e godinës së Tetarit Kombëtar shmang çdo konfiky artificial.
“Presidenti i Republikës është i bindur se, nëse të gjithë do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial. Me këtë rast Presidenti i Republikës fton të gjithë të interesuarit për zgjidhje të lexojnë me vëmendje në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës”-sqaron ky institucion.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504