INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmi guximi. Një mama trime rrëfen sesi i mbijetoi ferrit të 'Matit' duke notuar me 7 fëmijë

Dëshmi guximi. Një mama trime rrëfen sesi i mbijetoi ferrit të 'Matit' duke notuar me 7 fëmijë

Publikuar më: 11:02 28-07-2018

Një dëshmi e re që tregon guximin dhe trimërinë e dy grave që shpëtuan shtatë fëmijë gjatë katastrofës që goditi vendpushimin e Matit, në lindje të Athinës të hënën, ka ardhur në dritë. Ngjarja u tregua në një postim në Facebook nga Elisavet Papadopoulou dhe u pasqyrua nga media “Greek reporter”. Ajo tregoi sesi së bashku më një mikeshën e saj po festonin ditëlindjen e vajzës, ku ishin të ftuara edhe gjashtë vajza të tjera 11 vjeçare, në një hotel pranë detit në Mati. Elisavet thotë se fëmijët po hanin tortë, po këndonin dhe po luanin derisa ndjeu tymin që po afrohej.

ne_det.jpgPostimi i Elisavet Papadopoulou në Facebook
Kur zjarri filloi të rrethonte hotelin, ne kapëm fëmijët dhe u hodhëm në det. I numëruam ata kokë më kokë për të konfirmuar se nuk lamë askënd pas, ndërkohë që fëmijët po bërtitnin dhe qanin. Ata na pyetnin nëse do të vdisnin. Ne vazhduam t'i bërtisnim atyre duke u thënë se duhet që të vazhdonin të notonin. Tymi që erdhi nga bregu ishte i trashë dhe dielli ishte zhdukur. Ishte errësirë dhe askush nuk e dinte nëse kishte oksigjen të mjaftueshëm për të marrë frymë. Ne vazhduam të notonim për të gjetur një pjesë ku të kishte më pak tym, por gjithashtu ishim të kujdesshme që të mos largoheshim shumë nga bregu. Arritëm në një pikë ku gati dyqind veta u shpërndanë në ujë dhe në shkëmbinj. Edhe nga aty arritëm të dëgjonim shpërthimet kur makinat e përpira nga flakët po hidheshin në erë. Tymi ishte i zi dhe i dendur, por era e fortë e shpërndau atë para se të na mbyste. Mendova se përderisa era vazhdonte, kishim shpresë për të mbijetuar. Ne arritëm në një gur, ku të gjithë morëm frymë dhe kënduam për vajzën time: 'Gëzuar Ditëlindja Eva e dashur ...'. E pabesueshme! Pastaj tymi filloi të na bllokonte sërish. Ne vazhduam të notojmë, fëmijët pyetën sërish nëse do të vdisnin. Kaluam katër orë në ujë. Rreth orës 10:00 një varkë me instruktorë të zhytjes nga një shkollë private që kërkonte të mbijetuarit u afrua. Ata ishin shpëtimtarët tanë. Ndihem keq që nuk mund ta kujtoj emrin e shkollës së zhytjes për t'i falenderuar të gjithë ballë për ballë, tani që makthi ka mbaruar.

eee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537